E dinit? Presidentja e Kosovës me pasur marramendëse, ja sa shkon vlera e pronave të saj

6 May 2023, 10:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E dinit? Presidentja e Kosovës me pasur marramendëse, ja sa shkon
Vjosa Osmani

Presidentja Osmani ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë Pasuri të Paluajtshme prej 970 mijë e 760 euro.

Këtë vit, ata kanë blerë një “banim në vargë” i cili kap shifrën prej 520 mijë euro dhe është regjistruar në emër të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

Nga mënyra se si është deklaruar kjo pronë, Nacionale nuk ka arritur ta kuptojë se ku saktësisht ndodhet.

“Tek pronat e paluajtshme, prona në Marigona Hill dhe toka në Lagja e Gjelbër nuk janë ende në pronësi të deklaruesit e as të bashkëshortit sepse ende nuk janë paguar e as ndërtuar në tërësi,” – ka thënë presidentja e vendit.

Siç është deklaruar në APK, ky banim në varg është blerë nga shitja e një shtëpie në Australi që isthe në pronësi të z. Sadriu, shitja e shtëpisë së prindërve, kursime dhe nga hua familjare.

Ajo ka treguar edhe për një banim tjetër në varg, në lagjen Marigona, dhe e cila i vlen 170 mijë euro.

Te Pasuria e luajtshme është deklaruar vetëm një veturë Mercedes Benz e blerë në vitin 2022 dhe që ka vlerë 12 mijë euro.

Presidentja Osmani i ka edhe rreth 300 euro para të gatshme.

E dinit? Presidentja e Kosovës me pasur marramendëse, ja sa shkon


Video