Dy shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës, bllokohet lagja e boshnjakëve

27 June 2023, 07:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës,
Foto ilustruese

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, pranë komunës së Mitrovicës së veriut ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me personat përgjegjës. 

Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë të cilët sipas tyre janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj.

 


Video