Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së dielës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në fshatin Madanaj.
Sipas tij, njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.