E TRISHTË/ Del foto e nënës dhe djalit 5-vjeçar që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Kosovë!

26 June 2023, 10:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË/ Del foto e nënës dhe djalit 5-vjeçar që
Në foto: Nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

Një ngjarje tragjike ndodhi gjatë mbrëmjes dy ditë më parë në Pejë. Nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj, humbën jetën pasi banesa e tyre u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut.

Në fillim, vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur, teksa më pas u njoftua edhe vdekja e Mirsadës.

Nënë e bir, ndodheshin në shtëpinë e tyre në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, në momentin kur shiu rrëmbyeshëm përmbyti vendin dhe shkatërroi banesën e tyre.

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj.

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen ‘Asllan Çeshme’. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.



Video