Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se bisedimet e paqes me Ukrainën nuk janë të lehta, por se ka shpresë për kompromis.
“Jemi afër një marrëveshjeje për statusin neutral të Ukrainas dhe garancitë e saj për sigurinë. Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë.
Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të qarta, por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis”, tha Lavrov gjatë një interviste që ka zhvilluar për mediat.
Ndër të tjera Lavrov tha se vendet e tjera kanë ndërmjetësuar për paqen: Më kontaktojnë shpesh kolegët e vendeve të tjera, në veçanti nga Zvicra, që tradicionalisht është pozicionuar si një vend ku arrihet kompromise dhe që është e gatshme të ndërmjetësojë.