Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është arrestuar Matteo Messina Denaro. Bosi i mafias ishte në arrati prej 30 vitesh dhe ishte i kërkuari numër një në Itali.
Matteo Messina Denaro ishte i shtruar në një klinikë private "La Maddalena" në Palermo. Operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Ros. Lajmin e ka dhënë komandanti Pasquale Angelosanto.
Denaro, 60 vjeç, u bë bosi kryesor i Cosa Nostras pas arrestimit të Totò Riinas, Bernardo Provenzanos dhe vëllezërve Graviano.
Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm si urdhërues i masakrave të Capaci dhe rrugës D’Amelio.
Në përditësim...