A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi u kap me disa doza kokaine dhe 43 gramë marijuanë.
I riu u arrestua pas një kontrolli blic nga karabinierët e Bisceglie, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.
Më pas oficerët e policisë vendosën të kryejnë një kontroll në shtëpinë e shtetasit shqiptar me iniciale C.H., ku gjetën dozat e kokainës me gjashtë gramë dhe tre qese plastike me gjithsej 43 gramë marihuanë, si dhe material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një shumë parash
Ai akuzohet tashmë për veprën penale të posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen.