Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shtetas serb në Greqi është dënuar me 2 mijë euro gjobë, për abuzimin me papagajtë.
Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, serbi u kishte prerë krahët zogjve tropikalë në mënyrë që të mos fluturonin dhe i përdorte si atraksion për turistët.
Ai merrte 10 euro për një fotografi me papagallin.
Me të zbuluar rastin e keqtrajtimit të shpendëve, organizatat e kafshëve u organizuan dhe njoftuan autoritetet.
Atij iu morën zogjtë si dhe u gjobit me shumën e majme prej 2 mijë eurosh.