Shqipëria zbret në stadiumin e Dortmundit, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen para Italisë. Formacioni i mundshëm

2024-06-14 19:49:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kur na ndajnë pak më tepër se 24 orë nga sfida e mbrëmjes së të shtunës përballë Italisë, me të cilën Shqipëria do të çelë Europianin për Grupin B, kuqezinjtë e Silvinjos kanë prekur për të parën herë fushën e blertë të “Signal Iduna Park”.


Djemtë e kombëtares kanë zhvilluar seancën stërvitore zyrtare në tapetin e impiantit 81 mijë vendësh të Dortmundit, ku pritet që nesër “Muri i Verdhë” të zëvendësohet nga një “Muri Kuqezi” me mbi 50 mijë tifozë.

Atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive, teksa pamjet nga stërvitja tregojnë djemtë tanë duke buzëqeshur teksa marrin direktivat e fundit nga Silvinjo dhe stafi teknik.

Ky është formacioni i mundshëm

Shqipëria zbret në stadiumin e Dortmundit, kuqezinjtë


Video