Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas goditjes së bandës kriminale në Elbasan nga ana e SPAK.
Teksa përgëzoi aksionin e ndërmarrë, Bardhi ngre pikëpyetje të mëdha nëse bandat kriminale që kanë operuar në Elbasan, kanë bashkëvepruar apo kanë pasur ndikim në politikë apo në emërime në drejtori të rëndësishme.
Reagimi i Bardhit:
SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!
Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.
Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:
-Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?
-Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?
-A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?
-A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe çfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i identifikuar me emër dhe mbiemër?
Only a quick answer to these questions would make the SPAK investigation credible, showing us all that this investigation is not an obligation imposed by foreign law enforcement agencies, but an achievement of the institutional maturity of the special prosecution. For the public interest, which the special prosecution must protect, politicians who serve organized crime or interact with them, are many times more dangerous than the members of criminal organizations themselves. The latter, without the support of power or politics, it is easier to fall into the net of justice and it is much more difficult for them to carry out their criminal activity.