Erion Veliaj prej 6 muajsh në burg, kryeministri Rama: Kryeqytetit i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër!

2025-07-21 08:47:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Veliaj prej 6 muajsh në burg, kryeministri Rama: Kryeqytetit i mungon

Edi Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.


Video