Jori Delli i jep fund beqarisë, martohet me Fred De Palmën në Maldive (FOTOT)

2026-11-28 13:24:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jori Delli i jep fund beqarisë, martohet me Fred De Palmën në

Një dasmë ëndrrash, vetëm me njerëzit e zemrës: Çifti i njohur, modelja Jori Delli dhe partneri i saj, reperi Fred de Palma janë martuar në Maldive, ku kanë udhëtuar me dy familjet e tyre në një ceremoni intime të paharrueshme!

Në njërën prej fotove, Jori dhe Fredi qëndrojnë përballë njëri-tjetrit në rërë. Ajo ka zgjedhur një fustan të gjatë të bardhë, të hapur në shpinë dhe me detaje dantelle, ndërsa ai mban një këmishë të çelët me mëngë të shkurtra. Fotografinë e çiftit, Jori e ka shoqëruar me një zemër të bardhë.

Në pamjet e tjera, familjarët ngrenë dolli rreth një tryeze të shtruar në plazh dhe më pas pozojnë së bashku. Një nga fotot më të përzemërta të mbrëmjes tregon Fredin duke mbajtur Jorin në krahë, teksa të dy qeshin.

Vetë Jori e kishte hapur bisedën për dasmën me një batutë se pas pak ditësh do të ndryshonte mbiemrin. “E thashë vetëm për të thënë që po martohem, hahaha”, sqaroi ajo më pas.



Vox Pop

Video