Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama në protestën e 119-të teksa në podiumin e fjalimeve mori me vete edhe një pulë.
Referuar gjuajtjes me vezë ndaj Ramës në Nju Jork, teksa kryeministri u shpreh se nuk ka frikë nga pulat, protestuesja i bëri thirrje Ramës të vijë në shesh, pasi ka frikë.
“Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”, tha ajo.
"Edi Rama ka frikë pulat në Shqipëri. Edi Rama ka me veshur fustanin si e ka veshur Gramoz Ruçi dikur.
Policia ja ku e keni kriminelin. Se nuk mundeni me arrestu Belinda Ballukun, Edi Ramën. Me pula merruni", tha ajo.