Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e biznesit të tij hidrosanitar.
Viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronari i magazinës së hidrosanitareve ‘Blue Star’.
I moshuari po merrej me shkarkimin e një kamioni të ngarkuar me panele, kur ngarkesa është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjes, 73-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se si ndodhi incidenti dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë gjatë procesit të shkarkimit.
Ekspertët pritet të kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të tragjedisë.