Rënia drastike e euros/ Ministrja Ibrahimaj rendit tre arsyet: Nuk ka lidhje me fushatën, ja pse shkoi në pikiatë

27 April 2023, 10:30Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rënia drastike e euros/ Ministrja Ibrahimaj rendit tre arsyet: Nuk ka
Ministrja Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është pyetur nga gazetarët në lidhje me rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun javët e fundit.

Sipas Ibrahimajt, kjo ska lidhje me fushatën elektorale, por tre janë arsyet sipas saj pa përjashtuar paratë e pista. Ministrja theksoi se në këtë rënie kanë ndikuar hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.

“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.

Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja” tha ajo.


Video