Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane! 250 mln euro financim për bujqësinë

24 Janar 2025, 11:26Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama me anë të një video në Facebook ka njoftuar se është finalizuar projektligji mbi Bankën Kombëtare të Zhvillimit. Sipas tij ky është një projekt bindës bindës dhe së shpejti do të hidhet për konsultim publik.

“Banka do menaxhohet nga një superskuadër italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e Casa Depositi e Prestiti për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj”,-tha kryeministri.

Ai tha gjithashtu se Banka e Shqipërisë ka miratuar një linjë të re financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor e bujqësia.

“Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor e bujqësia, 250 milionë euro. Kemi vendosur që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë të re financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë në mbështetje me kredi të buta të agro-përpunimit, të serave, të agroturizmit, të teknologjisë e me radhë”,-tha kryeministri Rama.

 

Video