Qeveria ka vijuar zbatimin e programit strategjik “Paketa e Maleve”, një nismë e hartuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe infrastrukturor në zonat malore dhe rurale të vendit.
Kjo paketë synon të kthejë territoret e thella dhe shpesh të braktisura në zona me potencial të ri ekonomik, duke u mbështetur në burimet natyrore, mundësitë për turizëm malor, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e produkteve vendase.
Me vendimin e sotëm, që shpall Bashkinë Shijak, Mat dhe Shkodër si “zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, qeveria synon të fokusohet te rritja e kapaciteteve lokale dhe krijimi i kushteve për investime të qëndrueshme.
Sipas njoftimit, këto zona do të përfitojnë një sërë masash mbështetëse, që përfshijnë lehtësira fiskale, investime në infrastrukturë, përmirësim të aksesit në shërbime dhe hapjen e mundësive të reja për bizneset vendase dhe investitorët e huaj.
Në kuadër të “Paketës së Maleve”, parashikohet gjithashtu forcimi i industrisë së turizmit natyror dhe kulturor, rritja e prodhimit lokal përmes skemave të dedikuara për fermerët dhe nxitja e modelit të ekonomisë së gjelbër.
Qeveria synon të krijojë kushte që do të ulin ndjeshëm varësinë ekonomike të këtyre zonave nga emigracioni dhe që do të ndihmojnë në frenimin e braktisjes së fshatrave.
Kjo nismë konsiderohet si një hap i rëndësishëm në kuadër të strategjisë kombëtare për zhvillimin rajonal dhe barazinë territoriale.
Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Mat
a- Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 m².
b- Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 m².
c- Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 m².
Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Shijak
a- Zona zhvillimore nr.1, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 ha.
b- Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 ha.
c- Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 ha.
ç- Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 ha.
d- Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 ha.
dh- Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 ha.
e- Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 ha.
ë- Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 ha.
f- Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 ha.
g- Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 ha.
gj- Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 ha.
h- Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 ha.
i- Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 ha.
j- Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 ha.
k- Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 ha.
l- Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 ha.
ll- Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 ha.
m- Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 ha.
n- Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 ha.
nj- Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 ha.
Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Shkodër
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
a- Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 ha.
b- Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 ha.
c- Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 ha.
ç- Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 ha.
d- Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 ha.