Pas naftës rritet edhe çmimi i gazit, arrin shifrën rekord prej 110 lek për litër

26 March 2022, 10:31Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas naftës rritet edhe çmimi i gazit, arrin shifrën rekord prej
Bordi i Transparencës ka vendosur të premten çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas

Duke filluar nga sot e deri më 1 Prill, çmimi i naftës në vend do të jetë 245 lekë për litër. Vendimi u mor pas mbledhjes së Bordit të Transparencës ku vërehet se rritje ka pësuar edhe çmimi i gazit, ku nga 93 lekë/litri ka shkuar në 110 lekë/litri.

Në vendimi e bërë publik thuhet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 


Video