Nafta rritet sërish, arrin në 245 lekë për litër

26 March 2022, 09:34Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nafta rritet sërish, arrin në 245 lekë për litër

Bordi i Transparencës ngritur për të menaxhuar situatën e krizës ka zbardhur vendimin për çmimin e karburanteve në vend. Çmimi ka pësuar sërish rritje.

Bordi u mblodh dje më 25 mars dhe ka vendosur se deri më 1 prill çmimi i naftës i shitjes me pakicë do të jetë 245  lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë.

Njoftimi i plotë:

1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër  dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022

2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën  26 mars – 1 prill 2022,  të  jetë 245  lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të  jetë 218  lekë/litri.

4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë  110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  26 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e premte, datë 1.04.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.


Video