
1. Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për
një Shqipëri më të lidhur me Europën
2. Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania
prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e
integrimit digjital
Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave,
integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të
shqiptarëve.
Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe
lidhemi me Europën. Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë
negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe
BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në
komunikimin.
Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për
të mbështetur këtë proces. Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në
teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me
standardet europiane të komunikimit.
“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u
bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi
operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave
roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm. Prezantuam planet e reja
One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjo
u bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë
për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u
shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë
të re negociatash për heqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e
kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik.
Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të
Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit
europian të Shqipërisë.
Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin
progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave
roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me
kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të
gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike,
autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një
rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e
përfitimeve konkrete për qytetarët”, - tha Malolli.
Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e
infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më
konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të
qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik.