Do shpërndahet para kohe, ja kur do të mund ta marrin pensionistët bonusin e pranverës

9 Janar 2025, 11:55Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt.

Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon.

Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që Ministria e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit”, nënvizoi kryeministri.

Që në nëntor ai lajmëroi një bonus të dytë, pas atij të fundvitit, i cili do të jepet edhe në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të ekonomisë.

Video