Dhoma Amerikane: Klima ekonomike, nën pritshmëritë. Shqetësim kryesor, mungesa e stafit të kualifikuar

31 July 2025, 17:25Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhoma Amerikane: Klima ekonomike, nën pritshmëritë.
Foto ilustruese

Në një treg ku rritja ekonomike shpesh matet me optimizëm, raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë sjell një sinjal jo pozitiv për klimën e biznesit në Shqipëri.

Indeksi i Biznesit për vitin 2024 ka rënë në 46.47 pikë, një rënie me 1.1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke treguar një perceptim më të ftohtë të sipërmarrjes ndaj mjedisit ekonomik në vend.

Shqetësimi kryesor? Mungesa e stafit të kualifikuar.

Më shumë se 70% e bizneseve raportojnë vështirësi në gjetjen e punonjësve të përgatitur. Konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, korrupsioni dhe burokracia shtetërore janë problemet që vazhdojnë të rëndojnë mbi sipërmarrësit, sipas të dhënave të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Megjithatë, raporti nxjerr në pah edhe disa nota pozitive. Furnizimi me energji dhe siguria në vend janë vlerësuar lart, ndërsa ka një rritje të ndjeshme të kërkesës për mallra dhe shërbime në eksport.

Për vitin 2025, kompanitë anëtare të AmCham parashikojnë një përmirësim të lehtë të klimës së biznesit, por kjo, sipas tyre, do të varet nga angazhimi real i qeverisë në politika konkrete dhe reforma efektive.


Video