Bordi i "Çetit" rrit çmimin e naftës dhe të gazit, ja sa kanë shkuar

15 February 2023, 15:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Bordi i "Çetit" rrit çmimin e naftës dhe të
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Bordi i Transparencës çmimin e naftës dhe të gazit, ndërsa ka ulur çmimin e benzinës.

Çmimi i naftës është rritur me 5 lekë për litër, ku nga dita e sotme do të tregtohet me pakicë me 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë me 183 lekë/litër.

Çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë për litër, ku nga dita e sotme do të tregtohet me pakicë me 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Po ashtu edhe çmimi i gazit është rritur me 5 lekë, ku nga sot do të tregtohet me pakicë me 80 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Ndërsa, çmimi i naftës për peshkim është caktuar që të jetë 101 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video