Bien pikiatë aksionet e kompanisë të makinave elektrike kineze, pas aksidentit fatal! Shoferit iu bllokuan dyert

13 Tetor 2025, 19:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti fatal me makinë Xiaomi

Aksionet e kompanisë Xiaomi ranë me gati 9% pas një aksidenti fatal që përfshiu makinën e saj elektrike SU7, raporton Bloomberg.

Sipas gazetës, një shofer 31-vjeçar në Kinë u përplas me një automjet tjetër, kaloi në korsinë e kundërt dhe makina u përfshi nga flakët. Dëshmitarët u përpoqën ta nxirrnin burrin jashtë, por dyert ishin të kyçura pasi u ndërpre energjia elektrike, ndërsa shoferi vdiq në vendngjarje.

Policia tha se ai mund të ketë qenë i dehur. Megjithatë, diskutimet në internet kanë shpërthyer tashmë mbi problemet e mundshme me sistemin e kyçjes së dyerve të SU7 - një model kryesor mbi të cilin Xiaomi kishte varur shpresa të mëdha për hyrjen e saj në industrinë e automobilave.


Video