Njeriu që thotë "JO"

7 April 2022, 12:59Pikëpamje SHKRUAR NGA ZIJA VUKAJ
Njeriu që thotë "JO"
Zija Vukaj

Në një republikë ideale vetëm tre personazhe janë të pazëvendësueshëm: një mësues, një mjek dhe një njeri që thotë “JO”.

Mësuesi është ai që të mëson të jetosh; mjeku është ai që të mëson të vdesësh; njeriu që thotë “JO” është ai që mbron dinjitetin kolektiv: është ai që në situata të kufizuara, në momentet më të rrezikshme, kur vendoset fati i shoqërisë dhe është më e vështirë të ruhen nervat; e të gjithë apo thuajse të gjithë e humbin kuptimin e realitetit dhe thonë “PO”, për një gabim të vlerësimit e kush nuk e bën nuk guxon të thotë “JO” nga frika se do të kundërshtohet prej shumicës, në atë moment, pasi të ketë reflektuar pa u ngutur dhe me seriozitetin maksimal e të ketë arritur në përfundim, ka kurajën të thotë “JO”, me qetësi, pa e ngritur zërin, me të njëjtin ngulmim të patrembur, me të njëjtën mungesë emocioni, me të njëjtën sjellje të papërkulshme e me të njëjtin dinjitet prej statuje me të cilin Kafka tha “JO” atë ditë të 1912-s në mes të betejës në Paris, mes policisë e manifestuesve në përkrahje të anarkistit Lebëf.


Ky njeri nuk do që të ngrihet si shembull për askënd as t’i japë mësime askujt; dhe nuk thotë “JO” për kënaqësi as tekë apo për mburrjen e kundërshtimit; nuk është as konformist, as antikonformist.

Nga refuzimi i tij nuk përfiton as ekonomikisht, as profesionalisht: thjesht ka kurajën të mendojë me qartësi dhe të veprojë në përputhje me atë që mendon.

Ky njeri është armiku i popullit i Ibsenit, njeriu i revoltuar i Kamysë, në shumë kuptime heroi i romaneve të mëdhenj të Kafkës. Ky njeri mishëron dinjitetin e intelektualit.


Video