"Europa demokratike nuk pj*rdh për parime, kur Serbia zgjidh qesen me 3 miliard euro"

29 Gusht 2024, 23:13Pikëpamje SHKRUAR NGA MENTOR KIKIA
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai serb Aleksandar Vuçiç

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, si dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve aty, por edhe dakordësinë për t'i shitur Serbisë 12 avionë luftarakë me vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Me ironi, Kikia shprehet në rrjetet sociale se kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, Europa e ka të lehtë t'i hedhë parimet e saj, madje dhe ato çka ka deklaruar më herët për pozicionin e Serbisë në lidhje me qëndrimet ndaj Rusisë.

Komenti i plotë:

Si ishte ajo politika e jashtme?

Kur Europa vendoste sanksione kundër Rusisë, Serbia as ia fërshëlleu.

Si thonin diplomatët europainë?

Serbia të zgjedhë, o me ne, o me Rusinë.

Serbia ditën i jepte fjalën BE-së, natën flinte me Rusinë.

Por nëse Serbia blen avionë të Francës dhe zgjidh qesen me plot 3 miliard Euro, Europa demokratike nuk pjerdh për parime.

Makroni, pa e prishur fare terezinë për kritere, thotë:

Ju e keni vendin në BE!

Dhe si shpërblim shtesë, merr përsipër të bëhet edhe kryetar komune në komunat serbe në Kosovë.

Si pati thënë dikur Fishta, se s’më kujtohet mirë….

Unë them të ruajmë si sytë e ballit aleancën me SHBA se Europa të lë xhenazën në derë për interestat e veta.

Video