Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale

31 Maj 2023, 12:43Pikëpamje SHKRUAR NGA EDUARD ZALOSHNJA

Nga Eduard Zaloshnja

Asnjëherë s’kishte ndodhur (përveç zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita më 2019), që fituesi në garën për kryebashkiak të Tiranës të ketë patur epërsi në të gjitha njësitë administrative të saj.

Veliaj e arriti këtë lloj fitore kapilare më 14 maj. Epërsia e tij ndaj Këlliçit prej pothuaj 60 mijë votash më 14 maj ishte e shpërndarë 2/3 (pothuaj 40 mijë) në 11 ish-minibashkitë urbane të Tiranës dhe 1/3 (pothuaj 20 mijë) në ish-komunat rurale të saj.

Në zonën origjinale urbane (në 11 ish-minibashkitë) kishte një korelacion të fortë statistikor mes madhësisë së njësisë administrative dhe epërsisë së Veliajt ndaj Këlliçit. Më thjeshtë, sa më e madhe ishte njësia, aq më e madhe ishte epërsia (shihni tabelën e mëposhtme)

Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në

Në zonën rurale (në ish-komunat) kishte gjithashtu një korelacion të fortë statistikor mes madhësisë së njësisë administrative dhe epërsisë së Veliajt ndaj Këlliçit. Më thjeshtë, sa më e madhe ishte njësia, aq më e madhe ishte epërsia (shihni tabelën e mëposhtme)

Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në

Video