Agron Shehaj po pengon zhvillimin e Vlorës me një narrativë politike

2 Korrik 2026, 13:12Pikëpamje SHKRUAR NGA AGRON BRATAJ
Agron Shehaj

Deklaratat e fundit të deputetit Agron Shehaj për investimet e planifikuara në zonën e Nartës kanë hapur një debat të fortë publik.

Sipas meje, ai po paraqet një tablo të njëanshme, duke folur vetëm për denoncime dhe duke mos u shpjeguar qytetarëve se çfarë parashikohet të ndërtohet realisht në atë zonë.

Sipas deklarimeve publike të Investitorit, projekti synon krijimin e një zone ekonomike ku do të ndërtohen të paktën 12 fabrika, duke i dhënë Vlorës një dimension të ri industrial. Një prej tyre do të jetë fabrika për montimin e traktorëve dhe mjeteve të tjera bujqësore nga marka HATTAT, çka do t'i krijonte mundësi shtetit të subvencionojë fermerët shqiptarë me makineri me kosto më të favorshme dhe të rrisë konkurrueshmërinë e bujqësisë shqiptare.

Po ashtu është folur edhe për interes nga kompani të teknologjisë së lartë, të cilat synojnë të transferojnë teknologji dhe të krijojnë vende pune për të rinjtë shqiptarë. Nëse këto investime realizohen, Vlora do të shndërrohej jo vetëm në një qendër turizmi, por edhe në një qendër prodhimi dhe teknologjie.

Agron Shehaj po pengon zhvillimin e Vlorës me një narrativë

Megjithatë, Agron Shehaj ka zgjedhur të flasë vetëm për pretendimin se "po shitet Narta" dhe se zona po i jepet aktorit turk Burak. Ai nuk shpjegon se, sipas mbështetësve të projektit, bëhet fjalë për një zonë në pronësi private ku parashikohen investime industriale dhe jo resorte turistike.

Ai nuk flet për fabrikat që pritet të ndërtohen, për vendet e reja të punës që mund të krijohen, për mundësinë që pagat në industri të jenë më të larta, madje sipas mbështetësve të projektit pothuajse dyfishi i pagave në call center te tij, apo për potencialin që Vlora të tërheqë investime të teknologjisë së avancuar. Gjithashtu është përmendur edhe ndërtimi i një qendre për prodhime kinematografike turke, një projekt që, sipas mbështetësve të tij, do të mund të ndikonte pozitivisht edhe në zhvillimin e industrisë shqiptare të filmit.

Për mendimin tim, politika nuk duhet të pengojë zhvillimin ekonomik të qytetit. Debati është i nevojshëm, por ai duhet të bazohet në fakte dhe transparencë, jo vetëm në akuza dhe interpretime politike.

Nëse zona e Jallisë së Nartës është pronë private dhe pronarët e saj kanë zgjedhur të investojnë në ngritjen e fabrikave qe nuk ndotin ambjentin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, atëherë kjo duhet të diskutohet mbi bazën e projektit konkret dhe ndikimit të tij ekonomik, jo mbi retorikë politike.

Vlora ka nevojë për investime, industri, teknologji dhe vende pune. Qytetarët meritojnë të dëgjojnë të gjithë të vërtetën për çdo projekt, me përfitimet dhe shqetësimet e tij, në mënyrë që të krijojnë vetë bindjen e tyre. Për mendimin tim, para se Agron Shehaj para se të dalë me denoncimet e tij, duhet t'u shpjegojë qytetarëve të Vlorës dhe mbarë opinionit publik se zona e Jallisë së Nartës është zona e kënetës, e cila sot nuk ka infrastrukturën e nevojshme. Sipas deklarimeve publike për projektin, aty nuk parashikohen resorte turistike, por investime industriale që synojnë të krijojnë vende të reja pune dhe të nxisin zhvillimin ekonomik.

Nëse këto investime realizohen, ato mund të krijojnë vende pune në industri, të cilat, sipas mbështetësve të projektit, do të ofrojnë paga më të larta se ato që ofrohen zakonisht në sektorin e call center-ave te tij. Për këtë arsye, mendoj se debati duhet të përqendrohet te ndikimi që këto investime mund të kenë për ekonominë e Vlorës dhe të Shqipërisë, duke u bazuar në fakte dhe transparencë.


Video