Zjarri rrezikon bizneset në kënetën e Tales

18 June 2022, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri rrezikon bizneset në kënetën e Tales
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Flaket janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe të favorizuara edhe nga era janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik disa biznese në bregdet dhe të zonës përqark.

Aktualisht për shuarjen e flakëve po punohet me dy automjete zjarrfikëse, ndërsa edhe banorë të zonës janë përfshirë në aksion.

 


Video