Zjarret në Delvinë, nënkryetari i bashkisë përfundon në spital (VIDEO)

13 August 2025, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarret në Delvinë, nënkryetari i bashkisë përfundon
Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Ndërkohë, flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”.

 


Aty është situata më e rëndë, ku janë përqendruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.

Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë.

Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit.

Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.

 

 


Video