Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Është konstatuar tym, pa rrezik për pacientët apo stafin

6 February 2025, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Është
QSUT

QSUT ka informuar se rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin.

Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt, theksohet në njoftimin zyrtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by QSUT (@qsut_nene_tereza)


Video