Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zjarr ka rënë mbrëmjen në masivin pyjor të fshatit Lekaj në Lushnjë. Zjarri ka djegur mbi 5 hektarë me shkurre dhe pisha.
Zjarrfikësve të Lushnjes i kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësit nga Fieri e Patosi. Ndërkohë janë edhe banorë të zonës në ndihmë të situatës.
Terreni bën të vështirë lëvizjen e mjeteve dhe po ndërhyhet me mjete rrethanore. Fatmirësisht nuk fryn erë dhe zjarri përparon ngadalë.