Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake (VIDEO)

10 March 2025, 13:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake (VIDEO)

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.

Në seancë janë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore. 

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.

 

 

 


Video