Në një apartament AirBnB në Glyka Nera, është gjetur nga policia greke 46-vjeçari nga Vlora, Mikel Selimaj, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafina.
ERT shkruan se pas ngjarjes, 46-vjeçari qëndroi në apartamentin me qira në zonën e Glyka Nera-s. Në një moment, pronarja ka dashur të kontaktojë me të, por pasi i ka rënë derës, shqiptari nuk i është përgjigjur. Pasi dështoi ta hapte derën, ka telefonuar policisë duke menduar se personi në shtëpi mund të ketë humbur ndjenjat.
Efektivët e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe për 20 minuta i kanë rënë ziles dhe derës. Pas kësaj kohe, 46-vjeçari e ka hapur derën dhe sipas informacioneve dyshohet se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Policia e identifikoi menjëherë për shkak të fotos së tij të shpërndarë dhe e arrestuan.
Pak para se t’u nënshtrohej plagëve, viktima, të mërkurën në mbrëmje, e kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë: “Më qëlloi Keli. Më ndihmo. “Kërko dhe më gjej.” Nga gjurmët e telefonit celular, ata fillimisht e gjetën aparatin dhe më pas viktimën të vdekur në një vresht, ku duket se autori e kishte transportuar trupin.
Autori i krimit, viktima dhe dy burra të tjerë, gjithashtu nga Shqipëria, të cilët po kërkohen, ishin takuar pak kohë më parë në plazhin e Lucës dhe të gjithë hipën së bashku në makinën e 46-vjeçarit. Ata bënë një ndalesë në fushë dhe aty viktima dhe autori u grindën, ku 46-vjeçari e qëlloi me armë në faqe.
Viktima dhe autori kanë precedentë për drogë dhe policia beson se një mosmarrëveshje droge ishte motivi i vrasjes.