VIDEOLAJM/ Tensione në Kuvend deputetët e PD përplasen me Gardën dhe ulen në karriget e ministrave!

18 December 2025, 10:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEOLAJM/ Tensione në Kuvend deputetët e PD përplasen me

Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, pa nisur ende seanca plenare.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.

Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.

 Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.


Video