Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton nesër kërkesën për masën e sigurisë

8 Qershor 2025, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj

Erjon Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në burgun e Durrësit, do të rikthehet këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku ka kërkuar lirimin nga burg. Përmes avokateve të tij, kryetari i bashkisë së Tiranës, i kërkon togave të zeza një masë më lehtësuese, si ajo e arrestit të shtëpi, ku më të njëjtën masë është edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë biznesmeni Elman Abule.

Më 22 maj Spak njoftoi se ndaj Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës ishte regjistruar një procedim i ri. Bëhet fjalë për veprën penale të  fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.

Erjon Veliaj u ndalua në 9 shkurt kur agjentet e BKH i shkuan në zyrë për t’i komunikuar masën e sigurisë arrest në burg. Pjesë e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmenë ë janë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Video