![]()
Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dhënave të Our World Data.
Shqipëria vijon të mbetet larg niveleve të Bashkimit Europian, ku 72% e popullsisë europiane ka marrë dy doza vaksine. Në raport me rajonin vendi pozicionohet para Maqedonisë të Veriut me 40% të popullatës të vaksinuar me dy doza dhe pas Malit të Zi që ka 44%, Kosovës me 45% të popullatës të vaksinuar Serbia me 47% dhe Greqia 71%.
Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të numrit personave të vaksinuar me dy doza në nivelin 26% të popullatës. Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, ndërsa në Kosovë nisi zbatimin në fund të muajit mars 2021. Në total në vend sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë janë kryer 2,6 mln vaksina, ku 213,6 mijë janë doza të treta.
Nga të dhënat e Our World Data, 54% e popullsisë botërore ka marrë dy doza të një vaksine kundër Covid-19. 10,3 mld doza janë administruar në mbarë botën dhe 26,1 mln tani administrohen çdo ditë. Vetëm 10,6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.
