Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Prokurori Dritan Nushi i cili po heton çështjen e Arsen Muskurtit, që vrau vëllain dhe kunatën dy ditë më parë në kryeqytet, tha se autori është vetëdorëzuar.
Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë deklaratën e ministrit Çuçi, i cili përgëzoi policinë për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Muskurtin.
Gjatë seancës autori i ngjarjes së rëndë u shfaq i qetë dhe me lot në sy. Disa herë madje ai përshëndeti dhe mediat. Avokati i tij Suad Idrizi foli për klientin pasi vetë Muskurti i pyetur nga gjyqtari kishte zgjedhur të mos përgjigjej.