U plagos me tre plumba, Sokol Daci dyshohet se nuk ishte shënjestër e atentatit. Transportohet drejt Traumës

2 February 2026, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U plagos me tre plumba, Sokol Daci dyshohet se nuk ishte shënjestër e
Sokol Daci

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci i cili është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Gjendja e tij paraqitet stabël, ndërsa mbrëmjen e djeshme është transportuar drejt Traumës për një ndihmë më të specializuar.

Nga burime nga grupi hetimor nga vendi i ngjarjes, behet me dije se, 30-vjeçari nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati.

Përkundrazi, mendohet se ishte një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja.

Dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë mbërritur në fshatin Rrilë të Lezhës me një mjet tip “Audi”, dhe pasi janë ulur nga makina, kanë qëlluar në drejtim të berberhanes, duke lënë të plagosur Sokol Dacin, i cili ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.


Video