Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Antonio Leka, 36-vjeçari që u arrestua me arsenal armësh një ditë më parë në Lezhë ka thënë deklarime kontradiktore para hetuesve. Ai nuk ka pranuar të tregojë origjinën e armëve dhe as personin që planifikonte të vriste.
Ndërsa fqinjët tregojnë për Report Tv se ka sjellje normale dhe shfaqte probleme. Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë.
Një fqinj, pa dashur të identifikohet ka treguar se Antonio Leka jeton vetëm me nënën dhe nuk është problematik në lagje.