Tragjike në Vaun e Dejës/ Dy persona bien në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën

29 August 2026, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Vaun e Dejës/ Dy persona bien në kontakt me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali dhe kanë humbur jetën.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kontakt me energjinë ranë 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit dhe 46-vjeçari David Deda, elektricist. Të dy kanë humbur jetën teksa po transportoheshin në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak-Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, shtetasi S. P. dhe shtetasi D.D kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video