Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte 1 vit që kishte blerë banesën ku humbën jetën! (EMRAT)

5 Shkurt 2026, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola

Të tjera detaje mësohen lidhur me tragjedinë në familjen shqiptare që jetonte në Porcari, pranë Luccës në Itali.

Çifti Arti dhe Jonida Kola, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdari, 23 vjeç dhe Xhesika, 15-vjeçe.

Ata u gjetën të pajetë në banesë dhe dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit që ka rrjedhur nga pajisja e ngrohjes.

Familja e kishte blerë shtëpinë vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishte zhvendosur vetëm pesë muaj më parë.

Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte 1 vit që kishte

Kryefamiljari punonte në ndërsa i biri punonte si elektricist.

Alarmi u dha duke telefonuar numrin e urgjencës 112 pasi dikush brenda shtëpisë raportoi se nuk ndihej mirë.

Pak pas orës 22:00, ekipet e emergjencës mbërritën dhe, me të hyrë në apartament, gjetën një skenë dramatike: trupat e katër anëtarëve të familjes ishin tashmë të pajetë.

Të gjitha përpjekjet për ringjallje ishin të pasuksesshme. Sipas hetimeve fillestare, rrjedhja e gazit duket të jetë aksidentale.


Video