Tmerrohen qytetarët te Liqeni i Tiranës, gruaja futet ne ujë dhe mbytet!

17 August 2024, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tmerrohen qytetarët te Liqeni i Tiranës, gruaja futet ne ujë dhe

Një grua rreth 60 vjeçe i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.

Ngjarja e rëndë që ka tmerruar qytetarët dhe siç raporton Policia e kryeqytetit, trupi i viktimës është gjetur në orën 11.00.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në zonën e liqenit dhe po punon për identifikimin e gruas rreth 60 vjeçe, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

"Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Është e paqartë se çfarë e ka shtyrë këtë shtetase t'i japë fund jetës duke e vetëmbyutur në Liqenin Artificial të Tiranës.


Video