Skandali me emërimet në Doganën e Përgjithshme/ Denoncim në VoxN...
8 Maj, 12:58Fokus

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi 2”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike kanabis dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
