
Prej dy ditësh vazhdon operacioni i policisë për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët u shpallën në kërkim pas lëshimit të 50 urdhërarresteve nga Prokuroria e Posaçme.
“Bosët” e krimit u “tradhtuan” nga bisedat në Sky ECC, ku u zbulua përfshirja e tyre në atentate dhe vrasje të ndodhura në vendin tonë.
Burime për VoxNews pohuan se në kërkim është shpallur Ervis Doçi, i njohur si "Visi i Pojës".

Në Shkozet të Durrësit, Forcat Operacionale nuk arritën dot ta gjejnë dot “Visin e Pojës”, por nga kontrollet kanë mbetur të befasuar.

Shifra të çmendura parash dhe bëhet fjalë për mbi 5 milionë euro, të konstatuar në banesë, ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete mes tyre të blinduara.
Gjatë kontrolleve të banesave janë sekuestruar edhe armë të mdryshme e municione si dhe vlera të konsiderueshme parash.