SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës për një “kleçkë” nga Greqia

25 June 2023, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës për një
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Prokuroria e Posaçme sipas raportimeve mediatike ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Mësohet se SPAK, i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Hajdari fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e 14 Majit.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit, por kryebashkiaku ka dhënë një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.


Video