Skandaloze/ Dëgjoni se çfarë vargjesh këndojnë fëmijët në festën e Abetares (VIDEO)

3 June 2022, 15:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandaloze/ Dëgjoni se çfarë vargjesh këndojnë
Fëmijë që këndon në festën e Abetares

Tradicionalisht, fëmijët në festën e abetares recitojnë apo këndojnë vargje të cilat lidhen me shkronjat e alfabetit, numrat, librin apo që kanë lidhje me profesionin e mësuesit. Ato i përshtaten më së miri një fëmije 7 vjeç, i cili sapo ka mësuar të shkruajë dhe të lexojë.

Mirëpo, në një festë abetare të këtij viti në Kosovë, një djalë i cili sapo ka mbaruar klasën e parë merr mikrofonin dhe këndon këngën "Gjoni" të reperit nga Kosova, Gjiko. Videoja po qarkullon masivisht në rrjetet sociale dhe ka patur reagime të shumta, pasi teksti i asaj kënge flet për vrasje, vargje të cilat nuk i përshtate aspak një fëmije 7-vjeç.

"Gjoni Gjoni mos e gjuj
Falja jetën, mos e shuj
Sonte nana ka me kajt
E ki lan pa djal (ooo)"

Këto më sipër janë vargjet të cilat këndon fëmija në videon e mëposhtme gjatë festës së abetares. Kjo gjë është skandaloze dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi mësuesit, të cilët kanë qenë organizatorë të asaj feste.

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 

Teksti i plotë i këngës së Gjikos:

Me fal gjakun osht burrni
Me e rujt gjakun e falun
Osht ma zor se sa me e fal
Gjoni Gjoni mos e gjuj
Falja jetën, mos e shuj
Sonte nana ka me kajt
E ki lan pa djal (ooo)
Gjoni Gjoni mos e vraj
S'bahet burgi për ni fjal'
Ça ki ba, ça ki ba?
Na shtine n'bela!
Gjaki, haki, kanuni, shqiptari
Për dy fjal' knena nxirret kallashi
Gjoni ça ki ba, Gjoni ça ki ba?
Nuk je duft me vra veç se nanen ta ka sha
Eyo bro, un e di je kan djal i urt'
Eyo bro, i ke ra pishmon se je ngut
Ama harro që ta falin, ju ki marr djalin
Je hi n'bele, tash veç prite kur po t'dalin
Kqyre baba qysh po mahet, kqyre nana qysh po kahet
Nuk e di a ka diçka që ti lan gjynahet
Shkoj djal' i ri, krejt çka mbeti pi tij
Veç ni fotografi, me shirit t'zi
T'kom than nuk je trim kur merr kokain'
A be shoki im pse na prune idhnim?
T'isha kon me ty Gjoni po t'boj be
Kurr s't kisha lon me nxirr at TT (ça bone Gjoni?)
Gjoni Gjoni mos e gjuj
Falja jetën, mos e shuj
Sonte nana ka me kajt
E ki lan pa djal (ooo)
Gjoni Gjoni mos e vraj
S'bahet burgi për ni fjal'
Ça ki ba, ça ki ba?
Na shtine n'bela!
Ishalla je tu m'ni Gjoni kur po t'foli
Se kta nuk pe din Gjoni që po t'knoj te vorri
Ata nxirren hakin qysh e pat zakoni
Me 7 pluma u la borxhi
200 burra e kan pleqnu
Prap' familjet s'kan mujt mi pajtu
Tash fitili ju ka hi e s'po ka kush pi ndal
Jon betu te dy palt s'kan me lon mashqi gjall'
Nëse Zoti t'mëshiron e lutjet ti pranon
Me viktimen t'takon para se t'gjykon
Përqafe fort e thuj o vlla boma hallall
Nuk e kom dit ça kom bo e t'lutna vllavi jem m'fal
Ami mu krejt gjynahet, ti meriton parajsen
Lem mu te ferri, shpirti le t'm'kallet
Le ta din nana që mo s'kena hasëm
Le t'pajtohen le ta bojn ni dasëm
Gjoni Gjoni mos e gjuj
Falja jetën, mos e shuj
Sonte nana ka me kajt
E ki lan pa djal (ooo)
Gjoni Gjoni mos e vraj
S'bahet burgi për ni fjal'
Ça ki ba, ça ki ba?
Na shtine n'bela!
O Zot fali djemt e ri
Mos i le me prek allti
Qoju melaqe, me ju qel dyrt e parajses
Gjoni Gjoni mos e gjuj
Falja jetën, mos e shuj
Sonte nana ka me kajt
E ki lan pa djal (ooo)
Gjoni Gjoni mos e vraj
S'bahet burgi për ni fjal'
Ça ki ba, ça ki ba?
Na shtine n'bela!


Video