Miratohet paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë

3 June 2022, 11:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Miratohet paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë

Këshilli Evropian miratoi zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve ekonomike dhe individuale kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Me paketën e sotme, ne po rrisim kufijtë e aftësisë së Kremlinit për të financuar luftën duke vendosur sanksione të mëtejshme ekonomike.

Ne ndalojmë importimin e naftës ruse në BE dhe me këtë kemi shkurtuar një burim masiv të ardhurash për Rusinë.

Ne përjashtojmë bankat më të rëndësishme ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe sanksionojmë ata që janë përgjegjës për mizoritë që ndodhën në Bucha dhe Mariupol.

Së fundi, ne ndalojmë më shumë aktorë të dezinformimit që kontribuojnë në mënyrë aktive në propagandën e luftës të Presidentit Putin”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.


Video