Tjetër sulm me armë në SHBA, të paktën tre viktima

3 June 2022, 09:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër sulm me armë në SHBA, të paktën tre viktima
Sulmi në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur sërish me një ngjarje të rëndë këtë mëngjes, ku një person ka vrarë tre persona pranë një kishe në Ames të Iowa.

Sipas të dhënave paraprake tre persona kanë humbur jetën mes të cilëve dhe vetë agresori.

Ngjarja u regjistrua në momentin kur në kishë po mbahej një ceremoni, kur një burrë u afrua pranë parkingut dhe vrau dy gra dhe qëlloi më pas veten.

Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vijon hetimet.


Video