Situatë kritike në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës! Nis evakuimi i banorëve

12 August 2025, 19:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë kritike në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës!
Zjarri në Hormovë, Tepelenë

Situatë kritike nga zjarret edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.

Pas zjarrit në fshatin e Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.

Flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri për të parandaluar djegien e fshatit.

Aktualisht raportohet se është urdhëruar evakuuimi i banorëve të fshatit.


Video